Ndërmarrja SARA është themeluar në vitin 2006, me status ndërmarrje tregëtare me shumicë dhe pakicë, ortakëri e përgjithshme, me dy pronarë Nazmi Shala dhe Nexhat Bugari.
Ka vazhduar aktivitetet e saja biznesore në disa fusha, si atë të tregtisë me shumicë dhe pakicë të artikujve ushqimore dhe agrobiznesit.
Ndërmarrjen “Sara” e bënë të njohur shitja me shumicë dhe pakicë e miellit nga gruri, thekri dhe misri, gjithashtu edhe shitja e artikujve të agrobiznesit, përfshirë plehrat kimike farërat si dhe ushqimi i bagëtive, përfshirë drithërat, ushqimet e koncentruara, premikse dhe të tjera. Kështu duke vazhduar edhe me një gamë të gjërë të artikujve tjerë nga lëmitë e ndryshme, si panelë sandwiche si dhe rrjeta dekorative për thurjen e kopshteve, etj.
Krahas zhvillimeve duke ju ofruar klientëve shërbime sa më të mira dhe cilësore, ndërmarrja “Sara” gjatë vitit 2007, dhe 2008 ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në dy pika të shitjes në Suharekë si dhe në pjesën perëndimore të qytetit të Prizrenit.